Ballina Aktualitet

Rama: 600 takime, 27 mijë prindër pjesëmarrës në turin e konsultimeve për kufizimin e rrjeteve sociale

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Vijon në shkolla diskutimi me prindër, mësues e nxënës për adresimin e sfidave që sjell teknologjia, me fokus kufizimin e rrjeteve sociale si TikTok.

Kryeministri Edi Rama, në një postim sot në rrjetet sociale thekson se deri më tani janë zhvilluar 600 takime, ku kanë marrë pjesë 27 mijë prindër.

“Vijon diskutimi me prindërit në shkolla me fokus kufizimin e rrjeteve sociale si TikTok.

Deri tani janë zhvilluar 600 takime në mbarë vendin, me pjesëmarrjen e 27 mijë prindërve, që po kontribuojnë me ide dhe sugjerime për të adresuar sfidat që sjell teknologjia”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Gjatë diskutimeve, prindërit kanë kontribuar me ide dhe sugjerime për të adresuar sfidat që sjell teknologjia.

Gjatë takimeve, u theksua po ashtu edhe rëndësia e bashkëpunimit midis institucioneve, shkollave dhe prindërve për të garantuar një hapësirë digjitale të sigurt për të rinjtë dhe për të ndërtuar një kulturë të fortë të ndërgjegjësimit dhe sigurisë. Turi vijon në të gjithë Shqipërinë.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakForcimi i partneritetit Kosovë-SHBA, Osmani takon senatorin Cruz
Artikulli tjetërTrafikonin shtetas ukrainas, 4 në pranga dhe 1 në kërkim në Vlorë