Ballina Flash

Flamingo e plagosur po trajtohet në qendrën e rikuperimit të shpendëve në “Divjakë-Karavasta”

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/  Pas sinjalizimeve të marra fundjavën që lamë pas për një flamingo të gjetur në Lushnjë, stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura Fier është kujdesur menjëherë për t’i ardhur në ndihmë.

Sipas AdZM Fier, flamingo u transportua pranë qendrës së rikuperimit të shpendëve, në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta”, e vetmja e këtij lloji në Shqipëri ku trajtohen shpendët të sëmurë ose të plagosur.

“Në këtë qendër flamingo po merr shërbimin e nevojshëm shëndetësor”, tha AdZM Fier.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, një zonë e mbrojtur që shtrihet si një hark i gjelbër anës detit Adriatik, njihet si një nga zonat e mbrojtura me popullimin më të madh të  flamingove, zogjtë me qafën e hollë dhe të harkuar dhe me këmbët e hijshme.

/k.s//a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRaporti i Komisionit të Venecias, Bushka: Konfirmoi se Parlamenti nuk mund të detyrohet të votojë në një mënyrë të caktuar
Artikulli tjetërParadë me kostume kombëtare në 108-vjetorin e Republikës Autonome të Korçës