Ballina Aktualitet

U dënua për “Kallëzim të rremë”, Salianji depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, për të kundërshtuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës dhe asaj të Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm, të cilat vendosën dënimin e tij me 1 vit burg për akuzën e “Kallëzimit të Rremë”.

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji arrestua më 27 shtator 2024 një ditë pasi trupa gjykuese e gjykatës së Apelit, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për “kallëzim të rremë”, lidhur me për audiopërgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg. Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge

Salianji në rekursin e tij ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit (26 shtator 2024) që e dënoi me një vit burg.

Salianji u akuzua për përfshirje aktive në publikimin e pretendimeve të rreme, duke dëmtuar reputacionin e personave të përfshirë. Vendimi i Apelit erdhi pas një procesi të gjatë gjyqësor.

Salianji po vuan momentalisht dënimin në burgun e Fierit, ndërsa akuzat ndaj tij i ka quajtur politike, prandaj edhe kërkon lirinë.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu promovon talentet e gjimnazit “Besnik Sykja” në Tiranë
Artikulli tjetërKORE E JUGUT – I gjithë kabineti qeveritar ofron dorëheqjen, pas përpjekjes së dështuar të ligjit të luftës