Ballina Bota

KORE E JUGUT – I gjithë kabineti qeveritar ofron dorëheqjen, pas përpjekjes së dështuar të ligjit të luftës

SEUL, 4 dhjetor /ATSH-AA/ – I gjithë kabineti i Koresë së Jugut ka ofruar dorëheqjen, pas përpjekjes së dështuar të presidentit Yoon Suk Yeol për të vendosur ligjin e luftës në vend.

Sipas transmetuesit KBS, kabineti ka ofruar dorëheqje pasi paraprakisht stafi i lartë presidencial dorëzoi dorëheqje kolektive.

Këtë mëngjes, Zyra Presidenciale njoftoi dorëheqjen masive të shefit të kabinetit dhe sekretarëve.

Kryeministri Han Duck-soo u zotua se do të vazhdojë t’u shërbejë njerëzve pasi urdhri i ligjit ushtarak u hoq brenda natës.

Dorëheqjet vijnë pas deklaratës së paprecedentë të ligjit të luftës, që u rrëzua shpejt nga parlamenti duke krijuar turbulenca të theksuara politike në Korenë e Jugut.

Në një mbledhje të kabinetit, të kryesuar nga kryeministri Han Duck-soo, u miratua rezoluta, pasi Yoon u tërhoq nga vendimi i tij për të vendosur ligjin e luftës, i cili ishte refuzuar nga shumica e ligjvënësve./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakU dënua për “Kallëzim të rremë”, Salianji depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë
Artikulli tjetërFRANCË – Parlamenti fillon debatin për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë