Ballina Ekonomi

Porti i Durrësit, përpunohen 4 anije me rreth 8 900 tonë mallra

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Në portin e Durrësit e hëna nisi me përpunimin e 4 anijeve tregtare me rreth 8.900 tonë mallra dhe 156 njësi konteinerike.

Autoriteti Porual Durrës bën të ditur se 1 anije me 3163 tonë mallra është në përpunim, 1 anije me 3322 tonë mallra ndodhet në radën portuale.

Sipas APD-së, dy  anije me 2400 tonë mallra 156 njësi kontejnerike janë në pritje për t’u përpunuar në orët në vijim.

Përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve në Portin e Durrësit ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në lehtësimin e eksporteve, duke mundësuar përpunim më të shpejtë dhe efikas të mallrave.

Gjatë periudhës janar-shtator 2024, në Kompleksin Portual Durrës-Porto Romano janë përpunuar 5.4 milionë tonë mallra, duke treguar një aktivitet të lartë tregtar dhe rëndësi strategjike për ekonominë e vendit dhe rajonit.

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLeku humbet terren, forcohet dollari dhe paundi britanik
Artikulli tjetërSot ndizen dritat e festave në Tiranë, Veliaj: Festimet deri në orët e para të mëngjesit