Ballina Aktualitet

Hoxha prezanton drejtuesit e Policisë në qarqet Elbasan e Korçë

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezantoi sot në Elbasan dhe Korçë dy drejtuesit e rinj të Policisë, Fatmir Hoxhën dhe Erion Ahmetin.

Ministri vlerësoi si shumë të frytshëm bashkëpunimin mes Policisë së Elbasanit, Prokurorisë, bashkisë, autoriteteve vendore dhe agjencive ligjzbatuese.

“Elbasani, si një nga qendrat kryesore historike, kulturore e ekonomike të Shqipërisë, përballet me sfida që kërkojnë një qasje të fortë dhe të balancuar, mes zbatimit të ligjit dhe bashkëpunimit me komunitetin”, u shpreh ministri.

Më tej, ai theksoi se lufta kundër krimit dhe ndërtimi i një mjedisi të sigurt për të gjithë, do të jenë shtylla kryesore të punës së trupës me uniformë.

Ai kërkoi gjatë takimit që në fokus të vijojë të jetë çmontimi i aktiviteteve të grupeve kriminale dhe forcimi i sundimit të ligjit.

Në Korçë, ministri apeloi strukturat e varësisë për rritjen e sigurisë publike dhe rrugore në atraksionet turistike dhe eventet kulturore mbeten prioritet.

“Si një rajon kufitar dhe ekonomikisht i rëndësishëm, Korça pa dyshim që përballet me sfida të krimit të organizuar, trafikimit dhe informalitetit, e në këtë aspekt kërkoj punë edhe më të madhe, për të luftuar këto fenomene dhe për të forcuar sundimin e ligjit”, u shpreh Hoxha.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasadori francez kërkon që Radoiçiq dhe grupi i tij të dalin para drejtësisë
Artikulli tjetërBRUKSEL – PE dhe BE bien dakord për buxhetin e bllokut për vitin 2025