Ballina Bota

BRUKSEL – PE dhe BE bien dakord për buxhetin e bllokut për vitin 2025

BRUKSEL, 16 nëntor /ATSH-DPA/ – Buxheti pothuajse 200 miliardë euro (211 miliardë dollarë) i BE-së për vitin 2025 u finalizua në bisedimet midis Parlamentit Evropian dhe 27 vendeve anëtare, thanë sot palët e përfshira.

Sipas Parlamentit, më shumë se 230 milionë euro do të jenë në dispozicion shtesë për prioritete të tilla si kërkimi shëndetësor, ndihma humanitare dhe mbrojtja e kufijve.

Marrëveshja ende duhet të konfirmohet zyrtarisht nga vendet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian, por kjo konsiderohet një formalitet.

Vitin e kaluar, palët ranë dakord për 189,4 miliardë euro për buxhetin e vitit 2024.

Buxheti i ri siguron gjithashtu më shumë fonde për Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së sesa ishte propozuar fillimisht nga Komisioni Evropian.

Kjo është si përgjigje ndaj fatkeqësive natyrore.

Ka gjithashtu plane për të lejuar shtetet anëtare të përdorin deri në 10% të miliardave në fondet e kohezionit të BE-së për parandalimin e fatkeqësive dhe rindërtimin në të ardhmen.

Në qershor, Komisioni Evropian paraqiti një projektbuxhetin prej 199,7 miliardë eurosh për vitin e ardhshëm.

Sipas krahut ekzekutiv të BE-së, fokusi kryesor duhet të vazhdojë të jetë në ndryshimin e gjelbër dhe digjital si dhe në forcimin e autonomisë strategjike të Evropës.

Vendet e BE-së kishin dashur të buxhetonin 191,53 miliardë euro, ndërsa eurodeputetët në Strasburg propozuan dukshëm më shumë në pothuajse 201 miliardë euro.

Plani për vitin 2025 do të jetë i pesti në të ashtuquajturën Kornizë Financiare Shumëvjeçare (KFF) për periudhën 2021-2027, me vlerë rreth 1,1 trilionë euro./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHoxha prezanton drejtuesit e Policisë në qarqet Elbasan e Korçë
Artikulli tjetërFOKUS – NRC: Situata në Gaza si një film horror