Ballina Bota

SHBA – Blinken viziton Lindjen e Mesme ndërsa Harris bën thirrje për t’i dhënë fund luftës

UASHINGTON, 21 tetor /ATSH-DPA/- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë në Lindjen e Mesme në ditët në vijim, tha dj në mbrëmje zëvendëspresidentja Kamala Harris.

“Ne kemi nevojë që lufta të përfundojë”, tha Harris në një intervistë televizive, duke shtuar se Blinken do të takohej me palët në rajon, javën e ardhshme.

Sipas raportimeve të mediave, Blinken pritet të vizitojë të martën Izraelin.

“Numri i palestinezëve të pafajshëm që janë vrarë në Gazë, është vërtet i pandërgjegjshëm”, tha Harris, e cila është kandidate presidenciale demokrate për zgjedhjet e ardhshme të 5 nëntorit.

Në të njëjtën kohë, ajo tha se gjithmonë do të ngrihej për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

Konflikti në Gazë u shkaktua nga sulmet e militantëve të udhëhequr nga Hamasi  – duke vrarë 1200 njerëz dhe rrëmbyer rreth 250 të tjerë – më shumë se një vit më parë.

Megjithatë, kritika ndërkombëtare ndaj fushatës hakmarrëse të Izraelit në brezin bregdetar po rritet pas një viti lufte që ka shkaktuar vdekjen e rreth 42 000 personave në Gazë – ndërsa luftimet aktualisht po përkeqësohen në Liban. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërvjetori i krijimit të qeverisë së Mehdi Frashërit
Artikulli tjetërShërbimi për turistët, bashkëpunim ndërinstitucional mes Ambasadës gjermane dhe Spitalit Universitar të Traumës