TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni Jubani, njoftoi sot se ekipet e emergjencave civile janë në terren, duke monitoruar nga afër situatën pas reshjeve intensive të shiut.
Ajo theksoi se po punohet ngushtësisht me institucionet përkatëse për të garantuar një reagim të shpejtë dhe efikas ndaj çdo rreziku apo dëmtimi të mundshëm.
Sipas prefektes, monitorimi do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë, duke u bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEUM), për të adresuar çdo problem që mund të shfaqet. “Ekipet tona janë të angazhuara për të siguruar që çdo situatë të trajtohet në kohë,” theksoi prefektja Majlinda Angoni Jubani.
/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.






















