Ballina Flash

Kombëtarja U-21, trajneri Bushi fton Leandro Frrokun për ndeshjen ndaj Armenisë

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Shqipëria U-21 po përgatitet për ndeshjen e fundit kualifikuese të “EURO 2025” ndaj Armenisë U-21, që do të luhet më 15 tetor në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:00.

Përgatitjet kanë nisur që të hënën dhe seancat stërvitore janë zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”. Për sfidën ndaj Armenisë, trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë edhe mesfushorin Leandro Frroku.

Lojtari i Panathinaikos B do të bashkohet sot me ekipin dhe do të vendoset menjëherë nën urdhrat e trajnerit Bushi.

Kombëtarja U-21 do të mbyllë përgatitjet të hënën për duelin ndaj Armenisë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj: Fondacioni “Konrad Adenauer” kontribut në Shqipëri për promovimin dhe ruajtjen e demokracisë
Artikulli tjetërPrefektja e Shkodrës: Monitorim i vazhdueshëm i situatës pas reshjeve intensive