UASHINGTON, 30 shtator /ATSH-DPA/- Izraeli ka informuar Uashingtonin për operacione të kufizuara ushtarake në kufirin libanez, sipas qeverisë amerikane.
“Izraeli tha se këto ishin operacione të kufizuara të fokusuara në infrastrukturën e Hezbollahut pranë kufirit”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller, duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme.
Deklarata e tij erdhi pasi disa media amerikane raportuan se Izraeli po planifikonte një ofensivë të kufizuar tokësore në Liban që mund të fillonte në orët e ardhshme.
Presidenti amerikan, Joe Biden nuk ka konfirmuar drejtpërdrejt raportet gjatë një bisede me gazetarët. //a.i/























