Ballina Aktualitet

KLP miraton drejtuesit e 3 prokurorive

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi unanimisht në mbledhjen e sotme plenare drejtuesit e 3 zyrave të prokurorive, përmes procedurës së caktimit të përkohshëm.

Mbledhja u zhvillua në prezencë të të gjithë anëtarëve si dhe përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë dhe misioni i asistencës EU4JUSTICE.

Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrirerës, respektivisht, u caktuan të ushtrojnë përkohësisht, për një afat 3-mujor, detyrën e drejtuesit të prokurorisë:

Edina Kurti në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;

Albert Murçaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;

Kreshnik Ajazi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Flakët në Kuvend, revolta e opozitës ndaj një vendimi të gjykatës
Artikulli tjetërUASHINGTON – SHBA informohet nga Izraeli për operacione të kufizuara në kufirin libanez