Ballina Aktualitet

Lojëra fati të paligjshme, arrestohen tre shtetas në Lushnjë

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit”, kanë konstatuar në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, një lokal ku organizoheshin lojëra fati.

Për këtë rast u arrestua shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë pasi në lokalin e tij u konstatuan 15 televizorë të cilët shërbenin për aktivitetin e jashtëligjshëm të lojrave të fatit.

Gjithashtu u arrestuan shtetasit A. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë, D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Madhe, Lushnjë, pasi u konstatuan në lokalin e shtetasit E. M., duke organizuar lojra fati nëpërmjet celularit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Azerbajxhani promovon traditat multikulturore përpara komunitetit botëror
Artikulli tjetërTabaku: Të ndërtojmë një model të ri zhvillimi ekonomik, për të tërhequr investime të huaja të ligjshme