Ballina Flash

Kurti kritikon BE-në për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe

PRISHTINË, 23 korrik/ATSH/- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si “të padrejtë dhe të dëmshëm” vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për t’u hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.

Ky vendim, sipas tij, është “edhe dekurajues për integrimin e serbëve të Kosovës”. Por, shtoi Kurti, “ne nuk kemi mundësi të mëdha që të ndikojmë në vendimet e Brukselit”.

Kurti i bëri këto komente për gazetarët, gjatë përurimit të disa hapësirave të rinovuara në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkodër, asgjësohen 10 000 bimë kanabis
Artikulli tjetërSHBA – Harris: Aborti dhe kufizimet e armëve në qendër të fushatës time elektorale