Ballina Bota

FRANCË – Le Pen: Blloku makronist është praktikisht i fshirë

PARIS, 30 qershor /ATSH-AFP/ – Blloku makronist është fshirë praktikisht, deklaroi sonte  Marine Le Pen, partia e së cilës doli shumë përpara raundit të parë të zgjedhjeve të parakohshme legjislative në Francë të dielën, shumë përpara kampit të Emmanuel Macron.

”Francezët kanë treguar dëshirën e tyre për të kthyer faqen e shtatë viteve të pushtetit përçmues dhe gërryes të kreut të shtetit Emmanuel Macron”, tha Le Pen, e zgjedhur në raundin e parë në zonën e saj veriore.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje francezëve që t’i japin RN “një shumicë absolute” për partinë e saj.

”Rassemblement national” i ekstremit të djathtë të Francës është në epërsi në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sipas parashikimeve të para.

”Së bashku me aleatët e saj, partia fitoi 34% deri në 34,2% të votave”, raportuan transmetuesit TF1 dhe France 2 menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Aleanca e presidentit Emmanuel Macron doli e treta me 20,3% ndaj 21,5% të aleancës së krahut të majtë ”Fronti i Ri Popullor”.

Sa vende do të marrin blloqet në Asamblenë Kombëtare do të vendoset vetëm në balotazhin e zgjedhjeve të 7 korrikut./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Macron bën thirrje për një tubim të madh kundër së djathtës ekstreme
Artikulli tjetërBalluku: Autostrada Thumanë-Kashar lehtëson qarkullimin e mjeteve, i shërben turizmit