Ballina Bota

BM – Numri i emigrantëve që kaluan La Manshin shënon rekord të ri

LONDËR, 24 qershor /ATSH-DPA/ – Numri i emigrantëve që mbërrijnë në BM, pasi kaluan La Manshin, ka shënuar një rekord të ri për gjashtë muajt e parë të një viti kalendarik.

Të dhënat e Home Office tregojnë se 257 njerëz e bënë udhëtimin me katër varka të dielën, duke e çuar totalin e përkohshëm për vitin në 12 901.

Rekordi i mëparshëm për ardhjet në semestrin janar-qershor ishte 12 747 në 2022.

Në gjysmën e parë të 2023 mbërritjet ishin 11 433.

Totali i vitit 2024 deri më sot është 17% më i lartë se numri i mbërritjeve të regjistruara këtë kohë vitin e kaluar (11 058) dhe është rritur 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 (11 975).

Vitin e kaluar gjithsej 29 437 emigrantë mbërritën në BM, 36% më pak nga rekordi 45 774 në 2022.

Më shumë se 3 000 të ardhur janë regjistruar që nga shpallja e zgjedhjeve të përgjithshme më 22 maj (3 019), dhe emigracioni është një fushë beteje kryesore në fushatën zgjedhore.

Gjatë gjashtë viteve e gjysmë të fundit, teksa është shpalosur kriza e fundit e migracionit, 127 246 njerëz kanë mbërritur në Britaninë e Madhe pasi kanë kaluar La Manshin, tregojnë të dhënat e regjistruara që nga fillimi i 2018-ës.

Rreth 82 265 njerëz kanë bërë udhëtimin që kur qeveria arriti marrëveshjen e ngecur për dërgimin e emigrantëve në Ruanda në prill 2022./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArrestimi i policit për korrupsion, hetim i thelluar disiplinor për drejtuesit e komisariatit 4
Artikulli tjetërKoçiu vizitë në QSUNT: Urgjenca në funksion të plotë prej disa ditësh