Ballina Ekonomi

Tregu i fondeve të investimit, rritje me 2.76% në fund të tremujorit të parë

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Vlera neto e aseteve të Fondeve të Investimeve, arriti rreth 51.68 miliardë lekë në fund të muajit mars, duke shënuar rritje me 1.3 miliardë lekë ose 2.76%, krahasuar me vitin 2023.

Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregu dominohet kryesisht nga investimet në obligacione qeveritare, të cilat përbëjnë 61.63% të aseteve të fondeve, me një ulje prej 1.03% krahasuar me fundin e vitit 2023.

Të dhënat tregojnë se edhe numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.03.2024 është 33,243 me një rritje prej 3.27% krahasuar me 31.12.2023.

Gjatë periudhës janar-mars 2024, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre gjashtëmbëdhjetë fonde investimi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakErion Çaka emërohet drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Pronave
Artikulli tjetërVendasit e turistët shijojnë Kampionatin Evropian në Sarandë, Rama ndan pamjet