Ballina Bota

AMSTERDAM – Edhe Holanda do të dërgojë F-16 në Ukrainë

AMSTERDAM, 12 qershor /ATSH-ANSA/ – Holanda do të dorëzojë avionët F-16 e para në Ukrainë këtë verë, menjëherë pasi Danimarka dërgoi avionët e saj, deklaroi  ministri holandez i Mbrojtjes, Kaisa Ollongren.

”Pas dërgesave të para këtë verë, furnizimi me këta avionë luftarakë do të jetë një fluks i vazhdueshëm duke rritur numrin e tyre dhe duke forcuar Forcat Ajrore të Ukrainës”, shtoi ajo.

”Nuk mund të jem konkrete, por mendoj për këtë verë[[, tha Ollongren.

Danimarka do të jetë vendi i parë që do të furnizojë Ukrainën me avionë.

Pritet që edhe SHBA të ndjekë shembullin e Danimarkës dhe Holandës./    /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdalohet 47-vjeçarja në Rinas, iu sekuestruan 36 000 paund të padeklaruara
Artikulli tjetërKoçiu: Gruaja me sëmundje të rrallë të gjakut bëhet nënë, rasti i parë në Shqipëri