Ballina Flash

Lajçak takohet me anëtarët e KiE-së, i informon për dialogun Kosovë-Serbi

PRISHTINE, 11 qershor/ATSH/ I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka marrë pjesë në ngjarjen e diplomatëve të rinj nga Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Insitituti i Univeristetit Evropian në Florencë të Italisë.

“Nga Firence, udhëtova për në Strasburg me ftesë të anëtarëve të Këshillit të Evropës. Në këtë qytet të bukur në kufirin franko-gjerman, pata privilegjin të informoj anëtarët e Këshillit të Evropës dhe shtetet anëtare të BE-së për gjendjen dhe dinamikën aktuale të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa isha në Strasburg, shfrytëzova gjithashtu mundësinë për të bashkëbiseduar me një numër zyrtarësh të Këshillit të Evropës për çështjet tona përkatëse”, tha Lajçak.  /kosovaPress/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEURO 2024, Duka nga Kaiserau: Në çdo ndeshje do hyjmë për të fituar
Artikulli tjetërHasani në Suedi, takim me tre përfaqësues të suksesshëm të komunitetit shqiptar