KOTOR, 16 maj /ATSH/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin planin zhvillimor që ka të bëjë me 18 milionë njerëz për një të ardhme më të mirë për qytetarët e vendeve të tyre, deklaroi sot ndihmëssekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien në Samitin e Ballkanin Perëndimor me BE-në, që po zhvillohet në Kotor të Malit të Zi.
O’Brien theksoi po ashtu se kjo është diçka që SHBA-ja beson se është vitale për t’u ndihmuar të gjithëve në këtë rajon për t’i përmbushur potencialet e veta.
”Këtë vit, vendet që i përmbushin këto reforma do t’i bashkohen tregut unik evropian me çmime më të ulëta, ndoshta në shtatë për qind. Secilën herë dikush që dërgon para’ përmes bankës do të ketë shpenzime më të vogla të huazimit”, tha O’Brien.
”Kjo ka të bëjë me përfitime për qytetarët e rajonit dhe bashkimin me tregun unik evropian, diçka që Shtetet e Bashkua të Amerikës besojnë që është vitale për t’u ndihmuar të gjithë në këtë rajon dhe për t’i përmbushur potencialet e veta”, theksoi ai.
Më tej ai tha se ndjehet i lumtur të shohë edhe fillimin zyrtar të kësaj nisme.
James O’Brien tha se prioritete të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor janë krijimi i një tregu të përbashkët të monedhës, ulja e kostove, lehtësimin e lëvizjes së tregut dhe krijimi i më shumë vendeve të punës./ (Kosovapress) a.jor.






















