TIRANË, 22 shkurt/ ATSH/ Seanca e sotme plenare e Kuvendit zgjati sot vetëm 8 minuta, si pasojë e zhurmës së bilbilave dhe përplasjeve verbale të deputetëve të Rithemelimit, të cilit nuk lejuan zhvillimin normal të seancës.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla njoftoi se, PS është tërhequr nga miratimi i amnistisë penale dhe ka vijuar me rendin e ditës, kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka bllokuar foltoren, ndërsa replikoi në distancë me Kryetaren e Kuvendit.
“Ju dhe shokët tuaj erdhët dhe zaptuat Byronë e Kuvendit. Në respekt të zonjave ne lamë mbledhjen e Byrosë, por ishit ju që e refuzuat”, ka deklaruar Nikolla duke iu drejtuar Gazment Bardhit.
Ndërkohë, pasi u miratua marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët dhe ligji për ndryshimet në zonat e mbrojtura, Nikolla ka mbyllur seancën.
/r.e/























