TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Partia Socialiste ka kërkuar nga Sekretariati i Etikës përjashtimin e dy deputetëve të opozitës, Edi Palokës dhe Petrit Dodës.
Masa disiplinore u kërkua pas përplasjeve të ndodhur në Kuvend, në seancën e 8 shkurtit ku deputetë të opozitës përdorën zhurmues dhe bllokuan foltoren për të mos lejuar vijimin normal të seancës plenare.
Paloka dogji një kopje të rregullores së Kuvendit ndërsa mbajti dhe një fjalim në foltore.
Më herët, deputetë të opozitës u përplasën në hyrje të Kuvendit.
Pritet që Sekretariati të mblidhet për të marrë vendim.























