Agjencia Telegrafike Shqiptare

Përplasjet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Palokës dhe Dodës

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Partia Socialiste ka kërkuar nga Sekretariati i Etikës përjashtimin e dy deputetëve të opozitës, Edi Palokës dhe Petrit Dodës.

Masa disiplinore u kërkua pas përplasjeve të ndodhur në Kuvend, në seancën e 8 shkurtit ku deputetë të opozitës përdorën zhurmues dhe bllokuan foltoren për të mos lejuar vijimin normal të seancës plenare.

Paloka dogji një kopje të rregullores së Kuvendit ndërsa mbajti dhe një fjalim në foltore.

Më herët, deputetë të opozitës u përplasën në hyrje të Kuvendit.

Pritet që Sekretariati të mblidhet për të marrë vendim.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version