Ballina Ekonomi

Bashkia e Tiranës vijon investimet, rehabiliton shtresat e asfaltit në 5 rrugë të kryeqytetit

TIRANË, 7 shkurt/ATSH/ Bashkia e Tiranës ka vijuar punën edhe këtë fundjavë për rehabilitimin e shtresave të asfaltit në disa lagje të kryeqytetit.

Gjatë javës u punua në këto segmente: Rruga “Ali Asllani”, rruga “Jusuf Vrioni”, rruga “Karl Gega”, rruga “Enriko Telini”, rruga “Ali Kolonja”, etj.

Punëtorët së bashku me makineritë janë duke punuar intensivisht për rehabilitimin e disa rrugëve të rëndësishme dhe të rrugicave përreth duke transformuar në këtë mënyrë jetesën e banorëve të këtyre zonave.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Gërdeci”, shtyhet seanca në GJKKO, Mediu: I gatshëm të ballafaqohem
Artikulli tjetërBERLINALE – Anika Decker kritikon praninë e eksponentëve të AfD