Ballina Aktualitet

IKMT: Kundrejt subjektit të Latif Saraçit janë kryer të gjitha procedurat sipas ligjit

TIRANË, 1 shkurt/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka reaguar lidhur me rastin e transmetuar një ditë më parë, në një nga emisionet investigative në vend, duke siguruar se nuk ka vepruar me selektivitet apo në shkelje të përcaktimeve ligjore.

IKMT sqaron opinionin publik se kundrejt subjektit të Latif Saraçit janë kryer të gjitha procedurat sipas ligjit.

“Për efekt të zbatimit të projektit të Unazës së Madhe të Tiranës, prona e tij është përfshirë në objektet e shpronësuara me vendim qeverie.. Konkretisht VKM Nr. 748, datë 20.12.2023. Njoftimi për shembjen e banesës, është kryer njëlloj e po në të njëjtën formë për të gjithë subjektet e tjera në atë zone”, informoi IKMT.

Sipas IKMT-së, në asnjë rast nuk veprohet me selektivitet apo në shkelje të përcaktimeve ligjore.

“Theksojmë se nuk është qëllimi ynë në vetvete të dëmtojmë qytetarët dhe as të rëndojmë pozitat e tyre. Kemi detyrimin të garantojmë trajtim sipas ligjit edhe kur prona e tyre shpronësohet për efekt të një vepre publike sikundër është Unaza e Madhe e Tiranës”, bën të ditur IKMT.

Kryefamiljari Latif Saraçi ngriti një ditë më parë pretendimin se nuk ishte vënë në dijeni pr prishjne e banesës dhe se nuk i është vënë në dispozicion vendimi për prishjen e banesës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇelet në Tiranë ekspozita e legjendës së futbollit italian, Paolo Rossi
Artikulli tjetërMeta: Për Partinë e Lirisë arsimi është kryeprioritet kombëtar