Ballina Flash

Shpëtimi i turistëve zviceranë, Kumbaro: Kërkoni shërbimin e guidave lokale për të shmangur problematikat

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro shprehu sot mirënjohjen për të gjitha strukturat e angazhuara në operacionin e kërkim-shpëtimit të dy turistëve zviceranë të bllokuar në Malin e Korabit, në kushte të vështira të terrenit dhe motit.

Kumbaro ndau në rrjetet sociale momente nga operacioni i kërkim-shpëtimit, ndërsa i bëri thirrje të gjithë turistëve që vizitojnë zonat malore të Shqipërisë, të kërkojnë shërbimin e guidave lokale për të shmangur problematikat dhe incidentet që paraqesin rrezik për jetën.

“Mirënjohje për strukturat e policisë së Shqipërisë dhe Kosovës, Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit Malor, Federatën e Alpinizmit të Kosovës, Ministrinë e Mbrojtjes, KFOR dhe banorët e zonës, që falë një operacioni të mirëkoordinuar bënë të mundur shpëtimin e dy turistëve zviceranë të bllokuar në Malin e Korabit, në kushte të vështira të terrenit dhe motit”, u shpreh Kumbaro.

“Të bëjmë turizëm të bukur, por të sigurt”, u shpreh ajo. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut tashmë ka marrë formë
Artikulli tjetërPolitikë e përbashkët editoriale për revistat periodike të Instituteve të Albanologjisë