TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Sot kanë nisur reshjet e para të borës në vendin tonë.
Kryeministri Edi Rama ndau foto nga bora e parë në fshatin Dardhë të Korçës.
“Bora e parë në Dardhë”, shkroi Rama.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se grupet e punës së mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren dhe se qarkullimi i mjeteve kryhet në të gjitha akset normalisht.
Sipas ARRSH, në aksin rrugor Korçë-Dardhë në lartësinë mbi 1200 m dhe në segmentin Ura e Zapodit-Shishtavec në lartësinë mbi 700 m ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar.





























