Ballina Flash

Peci: Me rëndësi fuqizimi i projekteve rinore

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Nën prezencën e 55 bashkive në Shqipëri, u zhvillua sesioni dedikuar Punës Rinore nëpërmjet Sipërmarrjeve Bashkëpunuese dhe rolit të Kongresit Rinor Kombëtar.

Drejtoresha Ekzekutiv e KRK, Dafina Peci, prezantoi rrugëtimin dhe sfidat e 10-vjeçarit të KRK.

Ajo u ndal në punën dhe nismat e realizuara me 12 bashkitë mbi krijimin e planeve socio-ekologjike dhe bashkëpunimet e ndërtuara në këtë drejtim.

Peci theksoi gjithashtu se “programi Tirana EYC 2022 ishte një shembull i rëndësisë dhe impaktit që bashkëpunimi mes qeverisjes lokale dhe organizatave të shoqërisë civile solli për të mbështetur dhe fuqizuar projekte rinore në të gjithë Shqipërinë”.

“Puna jonë vijon për nxitjen dhe promovimin e punës rinore në sajë dhe të nismës dhe projektit ”Dimensione Rinore” të cilin KRK e implementon në bashkëpunim me “Përtej Barrierave – Beyond Barriers NGO””, tha ajo.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali: Të dalim mbi traditën e përdorimit të Kosovës për interesa politikë
Artikulli tjetërBerisha: Kryefjalë e Kuvendit duhet të ishin deklaratat e Ramës për Kosovën