Ballina Aktualitet

Gjonçaj në Dublin, në fokus bashkëpunimi parlamentar

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj mori pjesë në Konferencën Europiane të Kryetarëve të Parlamenteve që po mbahet në Dublin, ku  pjesëmarrës ishin edhe Sekretarët e Përgjithshëm të parlamenteve europiane.

Në fokus të diskutimeve ishin çështjet e bashkëpunimit ndërparlamentar, standardet e etikës dhe korniza e integritetit të parlamenteve.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Gjonçaj nënvizoi se kanë miratuar raportin dhe planin e veprimit të Qendrës Europiane për Kërkimin Parlamentar dhe Dokumentacionin (ECPRD).

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFillojnë procedurat për plotësimin e 3 vendeve vakante në SPAK
Artikulli tjetërGJERMANI -“Luftwaffe” i bashkohet mbrojtjes së krahut lindor të NATO-s