Ballina Bota

GJERMANI -“Luftwaffe” i bashkohet mbrojtjes së krahut lindor të NATO-s

PALANGË, 29 shtator /ATSH-DPA/ – Forcat Ajrore Gjermane “Luftwaffe” do të marrin pjesë sërish në mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s në fund të vitit.

Së bashku me homologët nga Spanja, pilotët gjermanë kanë planifikuar të monitorojnë qiejt mbi anëtarët e NATO-s, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, të cilat kufizohen me Rusinë.

“Luftwaffe” do të vendosë dy avionë luftarakë “Eurofighters” në tri shtetet baltike.

NATO ka mbrojtur hapësirën ajrore të Baltikut që nga viti 2004, pasi Estonia, Letonia dhe Lituania nuk kanë avionët e tyre luftarakë.

Tre avionet “Eurofighters” do të vendosen gjithashtu në Rumani në fund të nëntorit, si pjesë e misionit të NATO-s “Enhanced Air Policing South”.

“Paralelisht, forcat ajrore do të vazhdojnë të ndihmojnë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Sllovakisë, në sfondin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Forcat e armatosura gjermane e morën këtë detyrë në shtator.

“Vitin e ardhshëm, forcat ajrore do të kthehen në shtetet baltike nga marsi deri në nëntor”, thuhet në deklaratë.

Për shkak të rinovimit të bazës ajrore ushtarake “Ämari” në Estoni, policimi ajror i Baltikut e NATO-s pritet të kryhet për herë të parë nga Letonia.

Forcat e para do të vendosen në bazën letoneze “Lielvārde” në mes të janarit për të nisur përgatitjet për misionin.

Përveç kësaj, “Luftwaffe” tha se një strukturë radari do të vendoset në bazën ushtarake “Ämari” nga marsi deri në korrik 2024, dhe personeli i trajnimit do të dërgohet në qendrën e mbikëqyrjes ajrore në “Karmėlava” në Lituani. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjonçaj në Dublin, në fokus bashkëpunimi parlamentar
Artikulli tjetërBSH: Kredia e re për ekonominë në vlerën 29.2 miliardë lekë në gusht