Ballina Aktualitet

Soreca takon ambasadorin slloven: Moment kyç për integrimin e Shqipërisë në BE

TIRANË, 22 shtator /ATSH/ I Ngarkuari me Punë i Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca zhvilloi sot një takim me ambasadorin e ri të Sllovenisë në Shqipëri, Albín Otruba.

Soreca u shpreh se ky është një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Kënaqësi të mirëpres në Tiranë ambasadorin e ri të Sllovenisë në Shqipëri, Albín Otruba, në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Mirë se erdhe!”, shkroi në rrjetet sociale I Ngarkuari me Punë, ambasadori Luigi Soreca.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINEMA – Caine tërhiqet nga arti i shtatë
Artikulli tjetërPolicia identifikon autorin e vrasjes në Shkodër, shpallen në kërkim 5 persona