UASHINGTON, 26 gusht /ATSH-DPA/ – Fluturimi i tetë i drejtuar nga anija kozmike “Dragon” e multimiliarderit Elon Musk u ngrit sot në mëngjes me katër astronautë nga katër vende në bord.
Automjeti “Space X” u nis nga porti hapësinor Cape Canaveral i NASA-s drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).
Jasmin Moghbeli nga SHBA-ja, astronauti i Agjencisë Evropiane të Hapësirës Daneze Andreas Mogensen, Satoshi Furukawa nga Japonia dhe Konstantin Borisov nga Rusia u ngritën në bordin e “Dragon”, të mundësuar nga një raketë “Falcon 9”.
Nisja, e planifikuar fillimisht për të premten, u shty një ditë.
Pas më pak se 24 orësh, anija pritet të ankorohet në postin e njeriut rreth 400 kilometra mbi Tokë dhe të sjellë katër anëtarë të ekuipazhit në shtëpi disa ditë më vonë.
Ky është rotacioni i shtatë i ekuipazhit të ISS-it që nga viti 2020. Anëtarët e rinj të ekuipazhit do të kryejnë kërkime në hapësirë për gjashtë muaj.
Anëtarët e kthyer të “Crew 6” përbëhen nga Stephen Bowen dhe Warren Hoburg nga SHBA-ja, Andrey Fedyaev nga Rusia dhe Sultan Al Neyadi nga Emiratet. Gjithsej shtatë persona janë aktualisht në ISS. //a.i/






















