Agjencia Telegrafike Shqiptare

“Space X” i Elon Musk dërgon katër astronautë të tjerë në ISS

UASHINGTON, 26 gusht /ATSH-DPA/ – Fluturimi i tetë i drejtuar nga anija kozmike “Dragon” e multimiliarderit Elon Musk u ngrit sot në mëngjes me katër astronautë nga katër vende në bord.

Automjeti “Space X” u nis nga porti hapësinor Cape Canaveral i NASA-s drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Jasmin Moghbeli nga SHBA-ja, astronauti i Agjencisë Evropiane të Hapësirës Daneze Andreas Mogensen, Satoshi Furukawa nga Japonia dhe Konstantin Borisov nga Rusia u ngritën në bordin e “Dragon”, të mundësuar nga një raketë “Falcon 9”.

Nisja, e planifikuar fillimisht për të premten, u shty një ditë.

Pas më pak se 24 orësh, anija pritet të ankorohet në postin e njeriut rreth 400 kilometra mbi Tokë dhe të sjellë katër anëtarë të ekuipazhit në shtëpi disa ditë më vonë.

Ky është rotacioni i shtatë i ekuipazhit të ISS-it që nga viti 2020. Anëtarët e rinj të ekuipazhit do të kryejnë kërkime në hapësirë për gjashtë muaj.

Anëtarët e kthyer të “Crew 6” përbëhen nga Stephen Bowen dhe Warren Hoburg nga SHBA-ja, Andrey Fedyaev nga Rusia dhe Sultan Al Neyadi nga Emiratet. Gjithsej shtatë persona janë aktualisht në ISS. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version