Ballina Flash

Nikolla kujton Nënë Terezën: Urtësia e Shenjtores pronë e njerëzimit

TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përkujtoi Nënë Terezën në ditën e lindjes së saj.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Nikolla theksoi se urtësia e Shenjtores është bërë pronë e njerëzimit.

“Vështirë të gjesh një thënie të Nënë Terezës që është e panjohur dhe e pacituar, sepse urtësia e Shenjtores është bërë pronë e njerëzimit. Megjithatë, sot në ditën e lindjes së Saj, zgjodha një këshillë, e cila përmban misionin që duhet të kemi dhe prej të cilit duhet të frymëzohemi në jetë: Nëse lutemi, do besojmë! Nëse besojmë, do dashurojmë! Nëse dashurojmë, do shërbejmë!”, thuhet në mesazhin e Nikollës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKumbaro: Koordinim mes autoriteteve për turizëm të sigurtë
Artikulli tjetër“Space X” i Elon Musk dërgon katër astronautë të tjerë në ISS