Ballina Flash

Subashi: Ndërhyrje për riparimin e aksit Levan-Pishporo

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Investimet në rrugë mbeten një prioritet i rëndësishëm i bashkisë së Fierit, e cila ka shtrirë ndërhyrjet jo vetëm në rrugët brenda qytetit, por edhe në ato rurale.

Sipas kryetarit të bashkisë Fier, Armando Subashi “aktualisht po punohet në rrugën Levan – Pishporo, për riparimin e pjesëve të dëmtuara”.

“Me Ndërmarrjen e Punëve Publike vazhdojmë të përmirësojmë infrastrukturën rrugore në të gjitha njësitë administrative”, u shpreh ai.

Rikonstruksioni i kësaj rruge do të përmirësojë ndjeshëm jetën e banorëve, si dhe do të ofrojë standarde më cilësore urbane për komunitetin.

Investimet publike për një infrastrukturë të standardizuar dhe cilësi më të mirë jetese për banorët e Fierit kanë vijuar pa ndërprerje edhe gjatë stinës së verës.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLezha mirëpret “Ditën e shtegtarëve”
Artikulli tjetërFSHF, ftesë talentit Luis Hasa për të luajtur me Shqipërinë