Ballina Flash

Lezha mirëpret “Ditën e shtegtarëve”

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Lezha mirëpret sot “Ditën e Shtegtarëve”, një festë që i dedikohet më së shumti emigrantëve.

Në një atmosferë festive, Bashkia do të organizojë një koncert me zërat më të njohur të skenës shqiptare.

Ledri Vula dhe Ardit Çuni janë vetëm dy prej emrave të njohur që do të performojnë sonte për publikun në sheshin “Gjergj Kastrioti” në  Lezhë.

Prej 18 vitesh, Lezha është kthyer në epiqendër të festës tradicionale “Dita e Shtegtarëve”.

Bashkia e Lezhës vazhdon me nismën e ndërmarrë në vitin 2006, për ta kthyer 15 gushtin në një ditë simbol të gjithë atyre qytetarëve që janë larguar nga atdheu.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – SHBA- ja ofron 200 milionë dollarë të tjera për mbrojtjen në Ukrainë
Artikulli tjetërSubashi: Ndërhyrje për riparimin e aksit Levan-Pishporo