Ballina Aktualitet

Begaj: SHBA, partner strategjik i Shqipërisë

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar 101-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një mesazh publikuar në rrjetet sociale, Begaj shprehet se SHBA ka qenë dhe do mbetet, aleati me strategjik i Shqipërisë, në rrugën tonë euroatlantike.

“Në këtë 101-vjetor të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, shohim me krenari se si këto marrëdhënie janë gjithnjë e më të forta! Përgjatë historisë, Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë në krahun tonë, duke na mbështetur në të gjitha projektet dhe sukseset tona madhore, ndaj për këtë do i jemi përherë mirënjohës. Gëzuar 101-vjetorin e miqësisë me SHBA-në, partnerin strategjik më të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, u shpreh Presidenti.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia pastron Liqenin e Tiranës me makineri të specializuar
Artikulli tjetërDita Botërore e Ruajtjes së Natyrës, AKZM sjell 5 fakte pse duhet mbrojtur natyra