Ballina Flash

Bashkia pastron Liqenin e Tiranës me makineri të specializuar


TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Bashkia e Tiranës po i kushton një vëmendje të madhe edhe pastrimit të liqenit nga çdo papastërti në sipërfaqe dhe në brendësinë e tij.

Kryebashkiaku Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale pamjet teksa shihet se si punonjësit kanë nisur punën me anë të një makinerie të posaçme, për heqjen e çdo papastërtie në brendësi të liqenit, përfshi edhe barërat.

“Ka nisur aksioni për pastrimin e Liqenit të Tiranës nga papastërtitë me makineri të specializuar! Mirëmbajtja e liqenit ka rëndësi po aq sa edhe mbjellja e pemëve përreth”, shkruan Veliaj.

Organizata Ndërkombëtare ‘White Flag’ e ka certifikuar Liqenin Artificial të Tiranës si një liqen të pastër, duke mundësuar zhvillimin e lojërave të ndryshme të ujit.

Parku i Madh i Liqenit Artificial përbën masivin më të madh të gjelbërimit në qytetin e Tiranës. Tetë vitet e fundit parku është transformuar tërësisht, duke u rivitalizuar dhe duke u kthyer në një mushkëri të shëndetshme për kryeqytetin.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Aksioni i SPAK u dekonspirua
Artikulli tjetërBegaj: SHBA, partner strategjik i Shqipërisë