BRUKSEL, 10 korrik /ATSH-ANSA/ – Nuk është çudi të thuhet se këto dy procese janë të ndara, pasi BE-ja ka një proces shumë të strukturuar zgjerimi dhe kushtet e ndryshme duhet të plotësohen nga çdo vend kandidat, deklaroi zëdhënësja e Komisionit të BE-së, Dana Spinant, gjatë konferencës ditore, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me deklaratat e presidentit turk Recep Tayyp Erdogan, sipas të cilit Ankaraja do të hapë derën e anëtarësimit të Suedisë në NATO, vetëm nëse BE i hap dyert e saj Turqisë.
“Ky është një proces që shkon sipas meritës. Ky proces nuk mund të lidhet me aderimin e Suedisë në NATO.
“Të dy proceset duhet të jenë të ndara”, theksoi ajo.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se Bashkimi Evropian duhet të hapë derën për pranimin e Ankarasë dhe në këmbim të kësaj Turqia mund të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO.
“Së pari, le të hapim rrugën për Turqinë në Bashkimin Evropian dhe më pas ne hapim rrugën për Suedinë, ashtu siç bëmë edhe me Finlandën”, deklaroi Erdogan gjatë një konference për shtyp, pak para nisjes për në samitin e Aleancës Atlantike në Vilnius./ /os/























