Ballina Aktualitet

Mbërrin në Presidencë propozimi për emërimin e Ballës si ministër i Brendshëm

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Institucioni i Presidentit të Republikës njoftoi sot se sapo ka mbërritur propozimi për emërimin e Taulant Ballës në postin e ministrit të Brendshëm.

Kryeministri Edi Rama, njoftoi të shtunën pasdite shkarkimin nga detyra të Bledi Çuçit nga posti i ministrit të Brendshëm.

Në një postim në Twitter, Rama shkroi se, “të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falënderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 30 mijë vizitorë në Muzeun Historik Kombëtar në 6 muaj
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE: Zgjerimi i bllokut nuk ka lidhje me anëtarësimin në NATO