Ballina Aktualitet

Ambasada e SHBA: Përgëzime Shqipërisë për pjesëmarrjen në Forcën Shumëkombëshe të Vëzhguesve

TIRANË, 29 qershor/ATSH/ Një ekip me efektivë të Policisë Ushtarake do të jenë pjesë për herë të parë e Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhguesve në Sinai, Egjipt.

Sipas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Tiranë, ky dislokim shënon herën e parë që një vend ballkanik ka kontribuar me forca në këtë mision.

“Përgëzime Shqipërisë për vendosjen e njësisë së saj të Policisë Ushtarake në Forcën Shumëkombëshe të Vëzhguesve (MFO). Ky dislokim shënon herën e parë që një vend ballkanik ka kontribuar me forca në këtë mision. MFO është një mision trepalësh që përfshin SHBA-në, Izraelin, Egjiptin dhe shumë partnerë ndërkombëtarë për të mbështetur zbatimin e dispozitave të sigurisë të Traktatit të Paqes Egjipt-Izrael. MFO bën përpjekjet më të mira për të parandaluar çdo shkelje të kushteve të traktatit”, thuhet në një deklaratë të ambasadës në rrjetet sociale .

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Scholz: Jemi shumë seriozë për perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE
Artikulli tjetërSiguria ushqimore, Krifca: Nis punën taskforca e AKU-së për sezonin veror