STRASBURG, 15 qershor /ATSH-DPA/ – Parlamenti Evropian bëri thirrje sot NATO-s që të ftojë Ukrainën për t’u bashkuar me aleancën, në një samit të ardhshëm, thuhet në një deklaratë për shtyp.
Rezoluta e miratuar në Strasburg, në Francë u mbështet nga 425 ligjvënës të BE-së.
“Tridhjetë e tetë votuan kundër mocionit dhe 42 abstenuan”, sipas parlamentit.
Parlamentarët që mbështesin mocionin presin që procesi i pranimit të fillojë pas përfundimit të luftës dhe të finalizohet sa më shpejt të jetë e mundur.
“Ligjvënësit e BE-së dënuan gjithashtu në termat më të fortë të mundshëm shkatërrimin e digës Kakhovka më 6 qershor nga Rusia, e cila përbën një krim lufte dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe ka krijuar një katastrofë mjedisore si dhe ekocid në Ukrainë”, thuhet në njoftimin për shtyp.//a.i/























