Ballina Flash

Hohmann në Përrenjas, takim me kryebashkiakun Nuri Belba

TIRANË, 15 qershor /ATSH/ Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann gjatë vizitës së sotme në Përrenjas zhvilloi edhe një takim me kryebashkiakun Nuri Belba.

“Takim mjaft produktiv sot në Përrenjas me kryebashkiakun Nuri Belba. Gatishmëria dhe vendosmëria e stafit të tij për të bërë më shumë për qytetin e tyre ishte frymëzuese për t’u dëshmuar”, u shpreh ambasadorja në një postim në rrjetet sociale.

“Europa është këtu për të ndihmuar bashkitë e vogla si Përrenjasi për të marrë vëmendjen e merituar dhe për të arritur potencialin e tyre të plotë”, theksoi ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInaugurohet Qendra Komunitare e Shërbimeve për Aftësinë e Kufizuar në Përrenjas
Artikulli tjetërSTRASBURG – PE: NATO ftesë Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën