TIRANË, 15 qershor /ATSH/ Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann gjatë vizitës së sotme në Përrenjas zhvilloi edhe një takim me kryebashkiakun Nuri Belba.
“Takim mjaft produktiv sot në Përrenjas me kryebashkiakun Nuri Belba. Gatishmëria dhe vendosmëria e stafit të tij për të bërë më shumë për qytetin e tyre ishte frymëzuese për t’u dëshmuar”, u shpreh ambasadorja në një postim në rrjetet sociale.
“Europa është këtu për të ndihmuar bashkitë e vogla si Përrenjasi për të marrë vëmendjen e merituar dhe për të arritur potencialin e tyre të plotë”, theksoi ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.
/r.e/
