Agjencia Telegrafike Shqiptare

STRASBURG – PE: NATO ftesë Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën

STRASBURG, 15 qershor /ATSH-DPA/ – Parlamenti Evropian bëri thirrje sot NATO-s që të ftojë Ukrainën për t’u bashkuar me aleancën, në një samit të ardhshëm, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Rezoluta e miratuar në Strasburg, në Francë u mbështet nga 425 ligjvënës të BE-së.

“Tridhjetë e tetë votuan kundër mocionit dhe 42 abstenuan”, sipas parlamentit.

Parlamentarët që mbështesin mocionin presin që procesi i pranimit të fillojë pas përfundimit të luftës dhe të finalizohet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ligjvënësit e BE-së dënuan gjithashtu në termat më të fortë të mundshëm shkatërrimin e digës Kakhovka më 6 qershor nga Rusia, e cila përbën një krim lufte dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe ka krijuar një katastrofë mjedisore si dhe ekocid në Ukrainë”, thuhet në njoftimin për shtyp.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version