Ballina Aktualitet

Tiranë, arrestohen 15 drejtues mjetesh, pezullohen 56 leje drejtimi

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës, si rezultat i kontrolleve të shtuara gjatë javës që lamë pas, arrestoi 15 shtetas për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Policia informon se, 56 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

“Janë ndëshkuar me masë administrative 559 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve, 348 për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha dhe 542 drejtues për mosvendosje të rripit të sigurimit”, bën të ditur Policia.

Gjithashtu janë vendosur 175 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPOLONI – Varshava: Manovrat e avionit luftarak rus mbi Detin e Zi, një provokim
Artikulli tjetërEkspozita e Artan Peqinit në galerinë FAB