Ballina Bota

POLONI – Varshava: Manovrat e avionit luftarak rus mbi Detin e Zi, një provokim

VARSHAVË, 8 maj /ATSH-DPA/ – Varshava ka kritikuar manovrat e një avioni luftarak rus që iu afrua në mënyrë të rrezikshme një avioni polak, sipas qeverisë polake.

Rojat kufitare të Polonisë thanë të premten se një avion luftarak rus i ishte afruar një avioni polak që ishte në një fluturim patrullimi për agjencinë kufitare të BE-së “Frontex” mbi Detin e Zi.

“Avioni luftarak rus “Su-35” kishte kryer manovra agresive dhe të rrezikshme”, thanë rojat kufitare.

Ekuipazhi i avionit polak humbi përkohësisht kontrollin e avionit turboprop, i cili humbi lartësinë për shkak të turbulencave të shkaktuara nga avioni luftarak.

Incidenti ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare brenda zonës së operacioneve të përcaktuara nga Rumania.

Mes luftës së Moskës kundër Ukrainës, avionët e BE-së dhe NATO-s, si dhe avionët rusë, janë afruar vazhdimisht me njëri-tjetrin mbi Detin e Zi, duke çuar në disa incidente të rrezikshme në të kaluarën.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti parashikon përparim në energjinë e ripërtëritshme brenda 10 vjetësh
Artikulli tjetërTiranë, arrestohen 15 drejtues mjetesh, pezullohen 56 leje drejtimi