Ballina Bota

BRUKSEL – BE një miliard euro për të rritur prodhimin e municioneve

PRAGË, 2 maj /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian ka planifikuar një fond prej 1 miliardë eurosh (1,09 miliardë dollarë) për prodhimin e municioneve në vendet e BE-së, për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës dhe gjithashtu për të forcuar aftësitë evropiane të mbrojtjes.

“Gjithçka ka të bëjë me shpejtësinë”, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas një takimi me presidentin e ri çek, Petr Pavel, në Pragë.

Von der Leyen tha se rregulloret do të lehtësohen dhe procedurat e licensimit do të thjeshtohen në një projektligj që do t’i paraqitet nesër Kolegjit të Komisionerëve Evropianë.

“Ajo që Ukraina ka nevojë më shumë janë municionet”, tha ish-gjenerali i NATO-s, Pavel.

Në mars, ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të BE-së u zotuan se do t’i siguronin Kievit gjatë 12 muajve në vijim, një milion predha të reja artilerie për të mbështetur Ukrainën në zmbrapsjen e pushtimit rus në shkallë të plotë.

Qëllimi i fondit është të mbështesë forcat e armatosura të Ukrainës dhe t’u mundësojë atyre të nisin ofensiva të reja kundër forcave të Kremlinit.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRATISLAVË – Sllovakia konfirmon zbulimin e pesticideve në grurin ukrainas
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e mërkurë, 3 maj 2023