Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 3 maj 2023

TIRANË, 3 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale te pakta kthjellimi. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash, lokalisht stuhi në jug dhe pjesërisht në qendër.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi 2 – 15m/sek në orët e para të mëngjesit përgjatë vijës bregdetare jugore dhe më pas kemi dobësim të erës deri në 12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/20 Diell re shi
Kukës 10/17 Diell re shi
Lezhë 14/19 Diell re shi
Dibër 9/16 Diell re shi
Durrës 12/22 Diell re shi
Tiranë 14/23 Diell re shi
Elbasan 11/23 Diell re shi
Berat 12/19 Diell re shi
Vlorë 14/18 Diell re shi
Korçë 8/12 Diell re shi
Gjirokastër 10/20 Diell re shi
Sarandë 11/20 Diell re shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE një miliard euro për të rritur prodhimin e municioneve
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/5/2023