Ballina Flash

Aktori i njohur amerikan, Danny Glover, viziton muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë


TIRANË, 2 maj/ATSH/ Aktori dhe producenti i njohur amerikan, Danny Glover, ka vizituar një ditë më parë muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë.

Lajmi bëhet i ditur nga Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës, që ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe video nga vizita e producentit të njohur amerikan në këtë muze.

Glover pasi ka vizituar muzeun ka parë edhe filmin “Skënderbeu”, i cili transmetohet në muze.

Bëhet me dije se vizita e Glover vjen pas ftesës që bashkia Tiranë i ka dërguar atij për të mësuar më shumë mbi heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe historinë e Shqipërisë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Sërish viktima nga përdorimi i armëve të zjarrit
Artikulli tjetërDemo: Berati me Park rekreativ